Sot me datë 30.08.2024, në hapësirën e Qendrës së Kulturës në fshatin Rvatska, u mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarë, kryesuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Zhvillim Ekonomik lidhur me Planifikimin e Buxhetit për vitin 2025 .
Në këtë takim të pranishëm ishin Kryetari i Komunës z. Lulzim Hetemi, Drejtorja e Buxhetit dhe Financave, znj.Arjeta Tahiri ,Nënkryetarja e Komunës znj. Marina Bogojevic dhe qytatarë. Në këtë dëgjim publik, drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj.Arjeta Tahiri, dha informacione lidhur me totalin e Financimit Komunal sipas Qarkores Buxhetore për vitin 2025 .
Gjithashtu qytetarët shfaqen kërkesat e tyre në bashkëbisedim me udhëheqësit e komunës.