Kryetari i Komunës së Leposviqit, Lulzim Hetemi ka zhvilluar takim me kryetarët e Komunave Veriore, kryetarin e Mitrovicës Veriore z.Erden Atiq, kryetarin e Zveçanit z.Ilir Peci dhe kryetarin e Zubin Potokut z.Izmir Zeqiri dhe me Zv. Ministrin e MAPL-së z.Arber Vokrri.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rezistencën e kryetarëve, sfidat me të cilat ata po përballen çdo ditë, mundësitë e bashkëpunimit dhe projektet të cilat do të realizohen.