Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili po shoqërohej nga bashkëpunëtoret e tij.
Komuna e Podujevës është duke e ndihmuar Komunën e Leposaviqit në rekrutimin e stafit dhe procedurat e tenderimit.
Kryetari Shpejtim Bulliqi e ka përgëzuar kryetarin Hetemi për punën dhe qëndrueshmërinë që janë duke e treguar që prej marrjes së mandatit në vitin e kaluar.
Ndërsa, kryetari Hetemi e falënderoi kryetarin Bulliqi për ndihmën e ofruar.
27.05.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim