Kryetari i Komunës Lulzim Hetemi, sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesit e MMPHI-së, përkatësisht Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.
Në takim u diskutua për investimet e Ministrisë në këtë komunë, respektivisht në lumin Ibër të Leposaviqit. Kryetari Hetemi shprehi nevojat që ka komuna në fushën e ujërave si: rregullimi i shtratit të lumit Ibër, pastrimi dhe mirëmbajtja dhe projekte të ngjajshme.
Bashkarisht me udhëheqësin e ARPL-së dhe bashkepunëtorët vizituan një segment të lumit afer urës, me ç’rast përfaqësuesit e MMPHI-së u zotuan që në këtë segment do të fillohet shumë shpejtë pastrimi dhe rehabilitimi i rrjedhës lumore si dhe u dakorduam që të merren parasyshë iniciativat tjera nga fusha e ujërave të inicuara nga komuna në adresë të Ministrisë.