Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi, sot ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanistin Halil Kastrati.
Gjatë një atmosfere të ngrohtë e miqësore, kryetari Hetemi nënshkruajti Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin Ademi, për rregullimin e kompleksit sportiv dhe fushën e futbollit në komunën e Leposaviqit.
Kjo iniciativë shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të sportit dhe aktiviteteve të ndryshme shoqërore, e cila për shumë vite nuk ka pasur investime në sport .
Bashkëpunimi mes FFK-së është thelbësor për zhvillimin dhe përparimin e komunitetit të futbollit, andaj nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit do të sjellë fryte për të rinjtë e kësaj treve, duke nxitur bashkëjetesën në paqe përmes sportit.