Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi nënshkroi marrëveshje bashkëfinancimi me Fondacionin Zvicëran StrayCoCo për trajtimin qenve endacak në territorin e komunës.
Projekti do të zbatohet në periudhën njëvjeçare dhe përfshin kapjen e qenve nga vendi ku ata jetojnë, sterilizimin/kastrimin, vaksinimin kundër tërbimit, trajtimin kundër parazitëve dhe kthimin në vendin e tyre. Ky projekt është në përputhje me përpjekjet e komunës për të ulur numrin e popullatës së qenve endacakë në rrugë dhe për të ofruar mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë banorët tanë. Projekti do të zbatohet nga ekipi i DVM Labinot Osmani -Klinika Veterinare “Mitro Vet” partnere e Fondacionit StrayCoCo.
Poashtu, njoftojmë qytetarët se në rastet kur nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar koston e sterilizimit/kastrimit të kafshës tuaj, ju lutemi kontaktoni klinikën MitroVet +383-49-818-202 sepse Fondacioni Zvicran StrayCoco dhe Komuna e Leposaviqit mbulon edhe sterilizimin e qenve me pronarë që nuk mund ta përballojnë koston.