Sot Kryetari i Komunës së Leposaviqit, z.Lulzim Hetemi priti në zyren e tij Ministren e Industrisë Ndërmarsisë dhe Tregtisë znj.Rozeta Hajdari dhe zv.Drejtoreshën e Agjensisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) znj.Lebibe Haliti ku nënshkruajti Memorandum Bashkëpunimi në mes të ARBK-së dhe Komunës së Leposaviqit.
Qëllimi i këtij Memorandumi përcakton masat për bashkëpunimin në mes palëve në lidhje me themelimin, menaxhimin dhe funksionimin e një Qendre Biznesi Komunale (QBK).