Sot gjatë ditës kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi, priti në takim kryetarin e Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi diskutuan për çështjen e sigurisë, infrastruktures, arsimit, shërbimeve publike si dhe çështje të rëndësishme për të dy komunat.
Kryetari Hetemi e falënderoi për mbështetjen e ofruar nga zyrtarët e komunës së tyre për zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe rekrutimit të shërbyesve civil në Komunën e Leposaviqit.