Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi, i shoqëruar nga nënkryetarja e Komunës znj. Marina Bogojević dhe bashkëpunëtorë u prit në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe
Ministri i MAPL z. Elbert Krasniqi.
Gjatë takimit diskutuan për punët që po kryhen dhe sfidat që ka pasur Komuna e Leposaviqit deri tani.
Kryeministri Kurti na ofroi mbështetjen e tij të plotë në realizimin e projekteve dhe qëllimeve të përbashkëta në interes të të gjithë qytetarëve të Leposaviqit.